Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti kryetarin e Degës së LDK në Obiliq dhe asambleistë të LDK-së të kësaj komune

Sot ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti kryetarin e Degës së LDK-së në Obiliq, Mehmet Krasniqi, nënkryetarin  Hajrullah Sallova dhe asambleistë të LDK-së të Komunës së Obiliqit.

Me këtë rast Mehmet Krasniqi ia uroi ministrit Zharku postin e ri, me dëshirën që puna e tij, përmes projekteve të infrastrukturës rrugore që do të realizohen, të reflektohet në mirëqenien e qytatarëve.  

- Ne, z. Ministër, kemi bërë përpjekje qysh nga paslufta që të realizojmë një projekt të një rëndësie të veçantë për qytetarët, ndërtimin e urës mbi lumin Sitnicë në fshatin Plemetin, mirëpo ky projekt, me gjithë kërkesat tona të vazhdueshme gjatë gjithë kësaj kohe, nuk është realizuar. Ne ju drejtohemi ju që brenda mundësive tuaja si ministri, të gjeni një hapësirë që ky projekt të bëhet i realizueshëm, ngase realizimi I tij do të ndikonte në mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve të kësaj zone, - tha kryetari i Degës së LDK-së M. Krasniqi.

- Ne do të mundohemi që të koordinohemi disi që në buxhetin për projekte të infrastrukturës rrugore të gjenden mundësi për realizimin e këtij projekti, meqenëse është një projekt me rëndësi për qytatarët e komunës suaj, - tha ministri Lutfi Zharku gjatë bisedës me mysafitët nga Obiliqi.

Foto Galeria

Video Galeria