Ministri i infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti ambasadorin hungarez në Kosovë, Laszlo Markusz

Sot ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilin bisedoi rreth çështjeve të interesit të përbashkët.

 

Gjatë takimit, ministri Zharku e informoi mysafirin e tij për aktivitetet e Ministrisë së Infrastrukturës në fushat që janë kompetencë e saj, me theks në projektet madhore të infrastrukturës rrugore.

 

Ambasadori Markusz tha se vizita e tij ka lidhje me marrëveshjen për transportin tokësor midis dy vendeve, qëndrimet rreth të cilit janë përafruar në vitin e kaluar, ndërsa tash ka mbetur që marrëveshja vetëm të nënshkruhet nga të dy palët. Po ashtu u bisedua për çështjen e hapësirës së lartë ajrore, të cilën e kontrollon Hungarokontrolli, i cili duhet të ketë bashkëpunim më të ngushtë me autoritetet kosovare. Në fund të takimit, ambasadori Markusz ftoi ekspertët e Ministrisë së Infrastrukturës  për një vizitë punë të Hungari, në mënyrës që të shihet mënyra e funksionimit të sistemit të pagesës së taksës për shfrytëzimin e autostradës.

Foto Galeria

Video Galeria