Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, foli para pjesëmarrësve në Konferencën “Western Balkans 6â€,që u mbajt në Prishtinë
Sot në Prishtinë u mbajt konferenca “Western Balkans 6”, konference kjo që ka sjellë ministra të jashtëm dhe të transportit të shteteve te Ballkanit Perendimor.
Në këtë konferencë është folur për rëndësinë e projekteve të konektivitetit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryesisht duke u fokusuar në projektet infrastrukturore dhe energjetike me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të rajonit.
Fokus I rëndesishem ndër te tjera ,ka qenë në projektin e hekurudhave dhe heqja e barrierave për funksionimin e tregut të brendshëm.
Ministri Zharku në kuadër të këtij takimi të rëndësishëm ndërkombëtar informoi me pak fjalë për historikun e shkurtër dhe zhvillimin e deritashëm të komunikacionit dhe transportit hekurudhor midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë dhe për synimet për zhvillimin e ardhshëm te tij. “Zhvillimi i komunikacionit hekurudhor kufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë bëhet sipas marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2002 ndërmjet Hekurudhave të UNMIK-ut (tani Hekurudhat e Kosovës) dhe Hekurudhave të Maqedonisë. Me qëllim të avancimit të bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, në vitin 2006 Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, në bashkëpunim me autoritetet e UNMIK-ut, ka nënshkruar marrëveshjen e re mbi kalimin hekurudhor kufitar me Maqedoninë. Aktualisht, në bazë të këtyre marrëveshjeve zhvillohet komunikacioni dhe transporti hekurudhor i udhëtarëve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve.
Stacioni hekurudhor Hani i Elezit është stacioni kufitar i Hekurudhave të Kosovës, ndërsa stacioni kufitar për hekurudhat e Maqedonisë është stacioni hekurudhor i Vollkovës. Rregullimi i lëvizjes së trenave të udhëtarëve dhe atyre të mallrave bëhet në bashkëpunim të këtyre dy stacioneve, duke iu përmbajtur kushteve të përcaktuara me marrëveshjet paraprake.
Koordinimi dhe planifikimi i lëvizjeve të trenave kryhet nga shërbimet operative të hekurudhave të Kosovës dhe atyre të Maqedonisë si vijon: pranim-dorëzimi teknik i trenave kryhet në stacionin Hani i Elezit nga ana e kontrolluesve të vagonëve nga të dy hekurudhat; pranim-dorëzimi komercial i trenave të mallrave kryhet në stacionin Vollkovë nga komercialistët e të dy hekurudhave; doganimi për trenat e udhëtarëve dhe të mallrave, të cilët qarkullojnë nga Kosova në Maqedoni, kryhet në stacionin Hani i Elezit, kurse doganimi për trenat e udhëtarëve dhe të mallrave, të cilët qarkullojnë nga Maqedonia në Kosovë, kryhet në Stacionin Vollkovë.
Me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të komunikacionit hekurudhor ndërmjet dy vendeve tona, të përkrahur edhe nga institucionet e Komisionit Evropian, më 15 shtator 2011, ministrat e transportit të Kosovës dhe Maqedonisë kanë nënshkruar në Shkup Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë mbi Komunikacioninalimin hekurudhor kufitar. Kjo marrëveshje është tërësisht e bazuar në praktikat dhe standardet evropiane dhe si e tillë është shumë e avancuar dhe mundëson një rregullim shumë të avancuar të komunikacionit hekurudhor kufitar ndërmjet dy vendeve.
Për dallim nga marrëveshjet e përparshme, marrëveshja e vitit 2011 përfshinë disa risi, siç jane: Stacioni i përbashkët hekurudhor, në të cilin bëhet pranimi, kontrollimi dhe përcjellja e trenave për të dy vendet është Hani i Elezit; institucionet e përbashkëta të policive kufitare, doganave, organeve fito-sanitare, sanitare etj. duhet të vendosen në Hanin e Elezit; kontrollimi i trenave të udhëtarëve duhet të bëhet në stacionin Hani i Elezit etj.
Për zbatimin dhe funksionalizimin e kësaj marrëveshjeje është paraparë që konform saj të nënshkruhen edhe marrëveshjet e veçanta ndërmjet dy palëve.”
Në fund ministri Zharku deklaroi se Kosova është shumë e interesuar dhe do të punojë pandërprerë për përfundimin dhe nënshkrimin edhe të marrëveshjeve tjera të veçanta, në mënyrë që të mund të fillojë zbatimi i plotë i marrëveshjes për komunikacionin hekurudhor kufitar midis Kosovës dhe Maqedonisë.