Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, vizitoi ndërtimin e rrugës rajonale që lidh Shtimen, Ferizajin dhe Suharekën
Sot ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, së bashku me bashkëpunëtorë, vizitoi rrugën më të madhe rajonale, që lidh tri komuna, Komunën e Shtimes, Ferizajit dhe Suharekës.
Kjo rrugë ka gjatësi 26 km, gjerësi 6.5 km, e cila fillon prej Ferizajit, vazhdon duke lidhur Nerodimen-Jezercin,Budakovën-Mushtishtishtin.
Ministri Mujota në fjalën e rastit para banorëve të Jezercit, foli per rëndësinë e kësaj rruge ,ai tha se ne kemi obligim moral, njerëzor dhe institucional për ndërtimin e kësaj rruge, e cila ka shërbyer për furnizime të ndryshme gjatë luftës për ushtarët e UCK-së.
Ndërtimi I kësaj rruge po ashtu ka rëndesi, qe te ndaloj migrimin e tutjeshëm të banoreve , si dhe rendesi te vecante ndërtimi I kesaj rruge ka zhvillimin e turizmit dhe blegtorise fale natyres qe ka ky rajon, tha Ministri Fehmi Mujota.
Nder te tjera premtoi,se ndërtimi I kësaj rruge do te përfundoj para afatit të paraparë, para pranverës se ardshme te vitit 2015.