Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, u takua me senatorin francez Alain Richard
Sot ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, u takua me senatorin francez, Alain Richard, që këto ditë po qëndron në vendin tonë. Gjatë vizitës, senatorin Richard e shoqëronte ambasadorja e Republikës së Francës në Kosovë, Marsye Daviet.
Gjatë bisedës me mysafirin nga Franca, ministri Mujota e njohu atë me zhvillimin e gjithëmbarshëm të Kosovës, në veçanti në lëmin e infrastrukturës dhe të transportit, për hekurudhat dhe për zhvillimet në lëmenjtë e tjerë, ndërsa e informoi edhe për projektet e ardhshme zhvillimore të vendit.
Senatori Richard nga ana e tij e siguroi ministrin Mujota për mështetjen e mëtejme të Francës dhe të Bashkimit Evropian për zhvillimin ekonomik dhe për proceset integruese në Kosovë.
Në fund, ministri Fehmi Mujota falënderoi senatorin Alain Richard për përkrahjen e vazhdueshme të Francës në të gjitha drejtimet e zhvillimit të Kosovës që nga viti 1999 e këndej.