Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, priti në vizitë njohëse ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë

Sot ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, priti për vizitë njohëse ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jan Klif (Ian Cliff), me të cilin zhvilloi një bisedë miqësore lidhur me shumë ëështje me interes në fushën e infrastrukturës dhe transportit.

Ministri Mujota e njohu ambasadorin Klif për zhvillimimet e deritashme të infrastrukturës dhe transportit në Kosovë, për përkushtimin që projektet e filluara dhe projektet e reja të kryhen brenda afateve të parapara etj. Njëkohësisht, Mujota shfaqi konsiderata të veëanta për ndihmën dhe mbështetjen që ka dhënë Mbretëria e Bashkuar për zhvillimin e Kosovës.

 

Gjatë bisedës, ministri Mujota tha se Ministria e Infrastrukturës një pjesë të energjisë ia ka kushtuar arritjes së marrëveshjeve të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe me vendet e tjera dhe se deri tash marrëveshje të këtilla janë nënshkruar me pesë vende të rajonit dhe se pritet që kjo të bëhet edhe me disa vende të tjera. Ambasadori Klif, pasi falënderoi ministrin Mujota për pritjen e ngrohtë, shprehu kënaqësinë për rezultatet e arritura, duke thënë se zhvillimi i infrastrukturës është qenësor për zhvillimin ekonomik dhe për zhvillimin e gjithëmbarshëm të një vendi.

Më tutje biseda u fokusua në ëështjen e investimeve, të modernizimit dhe zhvillimit të hekurudhave, duke e cilësuar transportin hekurudhor si segment të rëndësishme të transportit të njerëzve dhe mallrave dhe për ëështje të tjera të kësaj fushe. Në fund të takimit ministri Fehmi Mujota e falënderoi ambasadorin Jan Klif për vizitën dhe tha se Kosova edhe më tutje pret mbështetjen e Britanisë së Madhe për zhvillimin e saj të mëtutjeshëm. Zyra për Informim Publik e MI

Foto Galeria

Video Galeria