Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, përuroi nënkalimin në Zhur, si dhe vizitoi punimet në fshatin Jabllanicë
Sot ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja,bënë përurimin e nënkalimit në rrugën magjistrale Zhur-Morinë, në pjesën e Zhurit të Ri.
Në fjalën e rastit ministri Fehmi Mujota tha se ky projekt ka rëndësi të veçantë për banorët e këtij fshati, në veçanti fëmijët, të cilët për çdo ditë kalojnë këtë rrugë për të shkuar në shkollë.
Ky projekt është ndërtuar në saje të financimit të Ministrisë së Infrastrukturës, e cila për këtë qëllim ka dhënë mbi 120.000 mijë euro.
Ministri Mujota me bashkëpuntorë vazhdoi vizitën në këtë rajon, me ç’rast vizitoi punët në realizimin e projektit të rrugës në fshatin Jabllanicë, me gjatësi prej 3,3 kilometrash, i cili ka vlerë prej rreth 500 mijë eurosh. Në Jabllanicë Mujota u prit nga deputetët boshnjak të kësaj komune, të cilët falënderuan ministrin për interesimin dhe për financimin e projekteve rrugore në këtë rajon.
Gjatë kësaj vizitë ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, vizitoi edhe realizimin e projekteve qe lidhin komunën e Prizrenit dhe Dragashit .
Zyra për Informim Publik e MI