Ministri i Infrastrkturës, Fehmi Mujota, përuroi tri segmente rrugësh në komunën e Deçanit
Sot ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, bashkë me kryetarin e Kuvendit Komunal të Deçanit, Rasim Selmanaj dhe me deputeteten e Kuvendit të Kosovës, Safete Hadërgjonaj, përuran segmentet rrugore në tri fshatra të komunës së Deçanit: Strellc, Voksh dhe Carrabreg.
Në ndërtimin e këtyre tri rrugëve, që kanë një gjatësi të përgjithshme prej 4.2 km, janë investuar rreth 680 mijë euro.
Me rastin e përurimit të segmentit rrugor në Carrabreg, me të cilin u përmbyll ceremonia përuruese në komunën e Deçanit, ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota tha se bashkëpunimi i ngushtë i qeverisë komunla dhe kryetarit të komunës me Qeverinë e Republikës së Kosovës ka bërë të munduar realizimin e këtyre projekteve jetike për qytetarët e kësaj komune.
- Investimet e Qeverisë po vazhdojnë fuqishëm. Ndodhemi në çdo pjesë të vendit. Komuna e Deçanit sot po i përfiton këto projekte dhe jam i bindur se do të përfitojë edhe projekte të reja. Do të arrijmë te secili fshat, te secila lagje, te secila shtëpi për ta bërë jetën e qytetarëve më të lehtë dhe më cilësore, për ta bërë më të lehtë veprimtarinë e secilit veprimtar ekonomik, - tha në fjalën e tij ministri Mujota, duke shtuar se për realizimin e projekteve në këtë komunë janë paraparë investime të rëndësishme.
Për rëndësinë e këtyre projekteve për banorët e këtyre tri fshatrave, por edhe për të gjithë qytetarët e kësaj ane foli edhe kryetari i Kuvendit Komunal të Deçanit, Rasim Selmanaj.