Ministri Fehmi Mujota priti këshilltarin në Amasadën amerikane në Kosovë, Jerry Ismail
Sot ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, priti në vizitë pune këshilltarin për çështje ekonomike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Jerry Ismail.
Gjatë bisedës, J. Ismail u interesua për punën e Ministrisë, në veçanti për zhvillimin e infrastrukturës rrugore në vendin tonë. Në kontekst të kësaj u bisedua për projektet madhore, autostradën Vërmicë-Merdar, si dhe për shpalljen e shprehjes së interesit për ndërtimin e rrugës R6, autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, projekte këto që janë prioritete të Ministrisë së Infrastrukturës.
Me këtë rast ministri Mujota e informoi z. Ismail edhe për projektet e infrastrukturës rrugore, që janë paraparë me planin e punës së Ministrisë për këtë vit.