Ministri Dimal Basha se bashku me Ministren Fitore Pacolli vizituan rrugën kryesore që kalon nëpër Sojevë – Ferizaj
Rruga kryesore M25.3 në Sojevë shpeshherë bllokohet për qarkullim si pasojë e vërshimeve, duke shkaktuar vështirësi të mëdha për qytetarët, bizneset dhe të gjithë rajonin. Grumbullimi i ujërave shkakton gjithashtu dëmtime të vazhdueshme në trupin e rrugës, duke rritur kostot e mirëmbajtjes dhe duke cenuar sigurinë e qarkullimit. Perkitazi me kete sot kete rrugë e vizituan Ministri Dimal Basha dhe Ministrja Fitore Pacolli.
Nga vlerësimet fillestare në terren rezulton se një ndër shkaqet kryesore të këtij problemi është ndryshimi i rrjedhës natyrore të ujërave si pasojë e ndërtimeve të pakontrolluara, çka po shkakton vërshime të përsëritura dhe dëmtime të vazhdueshme të infrastrukturës rrugore.
Për këtë arsye u koordinuam me Ministren Fitore Pacolli, e cila ishte e shoqëruar edhe nga ekspertë të fushës së ujërave, me qëllim që të identifikojmë dhe të hartojmë një zgjidhje të përhershme për këtë problem.
Ministri Basha E falënderoj Ministren Pacolli për gatishmërinë, kohën dhe përkushtimin e treguar. Vetëm përmes bashkëpunimit ndërinstitucional mund të ofrojmë zgjidhje të qëndrueshme për problemet që prekin qytetarët, bizneset dhe infrastrukturën publike.
Kliko VIDEO










