Ministri Dimal Basha priti në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj

 Me Ambasadorin diskutuam për shumë çështje me interes të përbashkët, e në veçanti për projektet rrugore dhe infrastrukturore që do ta thellojnë bashkëpunimin mes shteteve tona dhe do të na afrojnë më shumë me njëri-tjetrin.


Infrastruktura nuk përbën vetëm rrugë e ura, por ndikon në forcimin e lidhjeve njerëzore, ekonomike e kombëtare mes nesh, duke e bërë edhe më të fortë afërsinë dhe lidhjen e veçantë që e kemi ne si popull mes vete në të dyja anët e kufirit.

Foto Galeria

Video Galeria