Ministri Dimal Basha nënshkruan memorandumin për rregullimin e rrugës së Uglarit, përkatësisht segmentit të rrugës “Agron Rrahmani”
Sot isha në Fushë Kosovë, nikoqir i Kryetarit Valon Prebreza, ku së bashku me Nënkryetarin e Graçanicës, Leutrim Ajeti, nënshkruam memorandumin për rregullimin e rrugës së Uglarit, përkatësisht segmentit të rrugës “Agron Rrahmani”.
Kjo rrugë, me gjatësi prej 2.9 kilometrash, është lënë në gjendje të mjerueshme tash e sa vite. Duke marrë parasysh urgjencën e situatës, angazhimin e Kryetarit Prebreza dhe koordinimin me Nënkryetarin Ajeti, jemi dakorduar që ta realizojmë këtë projekt sa më shpejt që të jetë e mundur.
Fillimisht kam angazhuar administratën për hartimin e projektit, ndërsa shumë shpejt do të nisim edhe procedurat për realizimin e tij, ku investimi ynë do të jetë 1.1 milion euro.
Rregullimi i kësaj rruge do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe do të krijojë kushte më të mira për bizneset që operojnë në këtë zonë.
Vazhdojmë me projekte konkrete në shërbim të qytetarëve. Urime!
Kliko VIDEO










