Ministri Basha viziton ecurinë e punimeve në projektin e rrugës Prishtinë - Podujevë
Pas shqyrtimit te detajuar te ecurise se projektit te rruges Prishtine - Podujeve, dje Ministri i Infrastruktures dhe Transportit, z. Dimal Basha, se bashku me perfaqesues te administrates dhe mbikeqyresin e punimeve, zhvilloi nje vizite pune ne terren ne te gjitha segmentet e kesaj rruge.
Gjate inspektimit u zhvilluan takime me perfaqesues te operatoreve ekonomike dhe ekipet qe jane te angazhuara ne realizimin e punimeve, ku u diskutua per ecurine aktuale te projektit dhe sfidat qe po hasen ne terren. Ministri kerkoi qe te percaktohen qarte afatet per secilen faze te punimeve, si dhe te rriten kapacitetet ne terren me qellim te pershpejtimit te realizimit te projektit.
Nga te gjithe operatoret e perfshire kerkohet perkushtim maksimal, respektim i plote i obligimeve kontraktuale dhe realizim i punimeve sipas standardeve te kerkuara te cilesise.



















