Ministri Basha: Punimet po vazhdojnë në kyçjen në Mazgit

 Prishtinë

26 qershor 2026




Janë duke vazhduar me një intenzitet të lartë punimet në kyçjen e Mazgitit.


Lidhur me këtë ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit

 Dimal Basha ka vlerësuar: 

\"Me të drejtë është

 ngritur si çështje publike gjendja në këtë segment rrugor, në kyçjen e Mazgitit,

pasi i njëjti është rehabilituar në vitin 2023 dhe më pas është intervenuar edhe në vitin 2025.


Fatkeqësisht, segmenti ka degraduar përsëri. Sipas vëzhgimeve tona të para, dëmtimet dyshohet se janë shkaktuar nga depërtimi i ujërave nën trupin e rrugës, në zonën ku kalojnë gypat e ujësjellësit të “KRU Prishtina”.


Aktualisht jemi duke e analizuar situatën dhe do të vazhdojmë koordinimin me “KRU Prishtina” për ta identifikuar shkakun e saktë dhe për ta adresuar në mënyrë përfundimtare, në mënyrë që të parandalohen dëmtime

 të tjera në të ardhmen.


Megjithatë, duke pasur parasysh rëndësinë e këtij segmenti për qarkullimin dhe sigurinë e qytetarëve, nuk kemi mundur të qëndrojmë indiferentë. Për këtë arsye kemi ndërmarrë një intervenim të përkohshëm, me qëllim

 garantimin e qarkullimit të sigurt, deri në zgjidhjen e plotë dhe të qëndrueshme të problemit\".

 

Kliko VIDEO 

Foto Galeria

Video Galeria