Ministri Basha priti në takim Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, z. Bernard Çobaj

 Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, me fokus të veçantë në projektet e përbashkëta infrastrukturore dhe përmirësimin e lidhjeve ndërkufitare.


Vëmendje e veçantë iu kushtua projektit të rrugës Deçan–Plavë, një lidhje strategjike që synon të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve, të nxisë zhvillimin ekonomik dhe të krijojë mundësi të reja për turizmin malor në të dy vendet.


Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar në avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimin e infrastrukturës që lidhë vendet dhe afron qytetarët.


Kliko VIDEO

Foto Galeria

Video Galeria