Ministri Basha inspekton punimet në rrugen nacionale Prishtinë - Pejë
Ministri Basha inspekton punimet ne rrugen nacionale Prishtine - Peje
Ministri i Infrastruktures dhe Transportit, z. Dimal Basha, realizoi nje vizite pune ne terren pergjate aksit rrugore Kijeve - Peje, projekt i nje rendesie te veçante per zhvillimin ekonomik dhe permiresimin e qarkullimit ne vend.
Gjate vizites, ministri u informua nga afer per ecurine e punimeve ne segmentet kryesore te projektit, duke zhvilluar takime me perfaqesues te operatoreve ekonomike dhe mbikeqyresit e punimeve.
Ne fokus te diskutimeve ishte dinamika e realizimit te punimeve, respektimi i afateve te percaktuara dhe adresimi i sfidave ne terren.
Ministri kerkoi angazhim te shtuar nga te gjithe operatoret e perfshire, permbushje te plote te obligimeve kontraktuale dhe realizim te punimeve ne perputhje me standardet e kerkuara te cilesise.
Projekti rruges nacionale N9 Prishtine - Peje mbetet nje nga projektet prioritare te Ministrise, me ndikim te drejtperdrejte ne zhvillimin ekonomik dhe lidhjen me te mire ndermjet rajoneve.



















