Ministri Arbrashi priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë

  Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, të premten (19.06.2020), ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.


Në këtë takim njoftues, Abrashi dhe Minxhozi diskutuan për bashkëpunimet e mundshme Kosovë-Shqipëri, në fushën e infrastrukturës dhe transportit.


Mes të tjerash, u theksua nevoja për bashkëpunim ndërkufitar, hapjen e pikave të reja kufitare dhe mundësia e investimeve në portin e Durrësit, në veçanti në pjesën e cila do të shfrytëzohej në mënyrë ekskluzive nga Kosova.

Foto Galeria

Video Galeria