Ministri Aliu zhvilloi takim virtual me përfaqësuesit e Bankës Botërore
Sot, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu, zhvilloi takim virtual me menaxherin e Bankës Botërore për Kosovë, z. Massimiliano Paolucci dhe përfaqësues të tjerë të këtij misioni.
Ministri Aliu ka falënderuar misionin e Bankës Botërore për gatishmërinë dhe fleksibilitetin e treguar brenda projekteve ekzistuese mes MMPHI-së dhe këtij misioni.
Si çështje kryesore në takim u diskutua për projektet përkatëse që kanë të bëjnë me mjedisin dhe ujërat dhe përgjithësisht për zbatimin e politikave adekuate që kontribuojnë në zhvillim të qëndrueshëm mjedisor.
Të dy palët shprehën gatishmërinë e tyre për intensifikimin e bashkëpunimit në vazhdimësinë e projekteve të përbashkëta dhe arritjen e objektivave të përcaktuara.