Ministri Aliu viziton Berlinin
Në Berlin, pata nderin e veçantë që të takohem me z. Oliver Luksic, sekretarin parlamentar të shtetit të Gjermanisë për çështjet e digjitalizimit dhe transportit, me të cilin diskutuam lidhur me bashkëpunimin bilateral me Qeverinë Gjermane në fushën e transportit, me theks të veçantë për finalizimin e marrëveshjes bilaterale për transportin rrugor të udhëtarëve dhe mallrave.