Ministri Aliu, takon ambasadorin e SHBA-së në Republikën e Kosovës
Pata nderin e veçantë që të pres në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, të cilit i shpreha mirënjohjen time dhe të shtetit tonë për përkrahjen dhe kontributin e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetndërtimin e Republikës sonë.
Tashmë që kemi pranuar lajmin zyrtarisht se Kosova është bërë pjesë e Betimit Global të Metanit (Global Methange Pledge) dhe bëhet njëra ndër 110 vendet pjesëmarrëse, bashkë me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, diskutuam rreth zbatimit dhe përkushtimit tonë për tu përballuar me sfidat për reduktimin e metanit përmes bashkëpunimit të brendshëm dhe ndërkombëtar, në dritën e zhvillimeve të fundit drejt një të ardhmeje më të gjelbër.
Me anëtarësimin e Republikës së Kosovës në (Global Methange Pledge), tani jemi të përkushtuar që të punojmë në hartimin e politikave adekuate për ndryshimet klimatike dhe projektet e reduktimit të metanit në tre sektorë kryesorë që lirojnë metan siç janë: sektori i mbeturinave, energjisë fosile dhe bujqësisë.
Të pranishëm në takim:
Jeffrey Hovenier, Ambasadori i SHBA-së në Kosovë
Valerie Tucker, Zyrtare për Ekonomi dhe Tregti në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë
Linda Çavdarbasha, zv.Ministre (MMPHI)
Rineta Jashari, Shefe e Kabinetit (MMPHI)
Gent Zeqiri, Komunikim dhe Media (MMPHI)