Ministri Abrashi viziton punimet në disa projekte infrastrukturore

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, të mërkurën (10.06.2020), vizitoi punimet në rikonstruimin e rrugës rajonale, Gërlicë e Epërme – Shtërpcë – Brezovicë.


Me këtë rast, ministri Abrashi kërkoi dinamikë të përshpejtuar në realizimin e punimeve në këtë pjesë, me qëllim që qytetarët të kenë qasje sa më të lehtë në zonën turistike.


Paraprakisht, ai u njoftua nga afër edhe me ecurinë e mirëmbajtjes verore në autostradën “Arbën Xhaferi”.

  

Foto Galeria

Video Galeria