Ministri Abrashi: Vitin 2021 e nisim me 33 projekte të reja infrastrukturore

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, të martën, në konferencë për medie, ka paraqitur përmbledhjen e punës vjetore të MI-së.

Me këtë rast, ai tregoi për dinamikën e madhe të punëve në këtë dikaster, përkundër faktit që buxheti i ministrisw është më i prekuri si pasojë e COVID-19.


Abrashi, si një nga arritjet më të mëdha e listoi, zhbllokimin e projekteve infrastrukturore, që për probleme të ndryshme, kishin stagnuar për vite me radhë. Me theks të veçantë përmendi ato që janë bashkëpunim me Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim, siç është aksi rrugor Kijevë – Zahaq.


Në këtë aspekt, Abrashi është i lumtur që tashmë kanë filluar punët edhe në projektin e rrugëve regjionale, ndërsa theksoi se me institucionet ndërkombëtare financiare, do të ketë edhe projekte të tjera infrastrukturore.

Rikthimi i vëmendjes në kryeqytet, duke iniciuar projekte tejet të rëndësishme për Prishtinën dhe më gjerë, ministri Abrashi e konsideroi si një nga arritjet e tjera të vitit 2020 për Ministrinë e Infrastrukturës.


Një sektor tjetër që karakterizon këtë vit me angazhim të shtuar, janë edhe hekurudhat e Kosovës, ku përveç rehabilitimit të rrjetit hekurudhor, të cilit i është kthyer dinamika në punë, Arbani theksoi edhe punën në strukturën e re ligjore të “Infrakos”, që do të ketë impakt në funksionimin më të mirë.


I pari i MI-së, bëri të ditur se “Autostrada e Paqes” që parasheh aksin Besi – Merdare dhe buron nga marrëveshja e Washingtonit, tashmë ka të zyrtarizuar aplikimin për financim në institucionet evropiane financiare.


Ministri Abrashi tregoi se përveç projekteve në zbatim e sipër, viti 2021, gjen të buxhetuara 33 projekte të reja infrastrukturore për mbarë Kosovën, pa dallim. 

Foto Galeria

Video Galeria