Ministri Abrashi priti në takim drejtuesit e Shoqatës së Sigurimeve

Prishtinë, 24 korrik 2020


Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka pritur në takim drejtuesit e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, ku kanë diskutuar për bashkëpunimin në aspektin e sigurisë së komunikacionit.


Ministri Abrashi ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me këtë shoqatë në aspektin e legjislacionit që mundëson anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare.


Temë e takimit ishte edhe digjitalizimi i sigurisë së rrugëve dhe zhvillimi i kampanjave të përbashkëta për rritjen e vetëdijesimit të qytetarëve për sigurinë në trafik.

 

Ndërsa drejtori i kësaj shoqate, Sami Mazreku, tha se është domosdoshmëri plotësim-ndryshimi i Ligjit për Automjetet.

Foto Galeria

Video Galeria