Ministri Abrashi priti në takim drejtorin e KEDS në Kosovë

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, të hënën (15.06.2020), ka pritur në takim drejtorin menaxhues të KEDS në Kosovë, Alter Erbas.


Në këtë takim njoftues, Abrashi dhe Erbas diskutuan për bashkëpunimet ekzistente dhe ato në vazhdimësi mes ministrisë dhe KEDS-it.

 

Ministri Abrashi e informoi për projektet me prioritet në mandatin e tij dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm me KEDS, me qëllim të evitimit të vonesave të mundshme në realizimin e tyre.

Foto Galeria

Video Galeria