Ministri Abrashi priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, të premten (19.06.2020), ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Márkusz.


Në këtë takim njohës, ministri Abrashi e informoi ambasadorin hungarez për prioritetet e tij në realizimin e projekteve infrastrukturore.

Abrashi dhe Márkusz diskutuan edhe për vazhdimësinë e projektit “Intelligent Transportation System” (ITS), projekt ky për implementimin e së cilit Kosova dhe Hungaria kanë marrëveshje bashkëpunimi.


Ministri e falënderoi ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme të Hungarisë ndaj Kosovës, përderisa ambasadori shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin edhe më tutje.

Foto Galeria

Video Galeria