Ministri Abrashi premton përfundim të projekteve infrastrukturore në Podujevë
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, të hënën (29.06.2020), ndoqi nga afër fillimin e punimeve në rrugën Herticë – Xehrore, me gjatësi 3.4 km.
Ndërtimi i kësaj rruge është ndihmesë e madhe për bizneset dhe fermerët të cilët po investojnë në fshatrat përreth. Ministri Abrashi, tha se punimet në këtë aks rrugor do të zhvillohen me dinamikën e paraparë, që të përfundojë brenda afateve.
Më tutje, bashkë me ekipin e tij, ministri Abrashi vizitoi edhe disa projekte infrastrukturore që janë në proces të punimeve, në komunën e Podujevës.
Në takim me nënkryetarin e Podujevës, Nexhmi Rudarin, ministri tha se do të ketë koordinim institucional dhe veprime të përbashkëta për rifillim sa më të shpejt të punimeve në magjistralen Prishtinë – Podujevë.