Ministri Abrashi iu ofron mbështetje Shoqatës së Transportit Rrugor

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, të enjten (23.07.2020) ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit Rrugor, ku temë diskutimi ishte mbështetja për këtë sektor të ekonomisë i cili po përballet me probleme financiare për shkak të pandemisë.

 

Ministri Abrashi tha se do të gjejnë modalitete me përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit Rrugor, për t’iu dalë në ndihmë në çdo aspekt, duke punuar bashkë për ta gjetur një zgjidhje.


Ministri kërkoi nga transportuesit ta vazhdojnë punën, duke i siguruar se mbështetja e institucioneve të Kosovës nuk do të mungojë.


Ndërsa kryetari i kësaj shoqate, Ruzhdi Kurtishaj, tha se humbjet në këtë sektor janë të mëdha, duke kërkuar mbështetje për transportin rrugor.

Foto Galeria

Video Galeria