Ministri Abdixhiku priti në takim ambasadorin e Norvegjisë

Prishtinë, 11 shkurt 2020

 

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të martën (11.02.2020), ka pritur në takim Ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl.

 

Në takim njohës, ministri Abdixhiku i informoi për planin qeverisës në dikasteret që ai drejton dhe projektet që janë me prioritet.

 

Më tutje, Abdixhiku falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme nga vendi mik i Republikës së Kosovës dhe shprehu besimin se fryma e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe më tutje. 

Foto Galeria

Video Galeria