MI financon realizimin e projekteve infrastrukturore në komunën Hani i Elezit

Prishtinë, 8 shkurt 2017


Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës Hani i Elezit, Rufki Suma, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën Hani i Elezit. 


Me këtë Memorandum do të financohet realizimi i asfaltimit të disa rrugëve lokale në komunën Hani i Elezit, në vlerë prej 50,000 €. 


Ministria e Infrastrukturës obligohet të sigurojë mjetet financiare për të dyja projektet, ndërsa, Komuna Hani i Elezit obligohet të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve pa pengesa për operatorët ekonomik, si dhe që projektet të zhvillohen në pajtim me Ligjin mbi prokurimin publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive. 

 

Po ashtu, Komuna obligohet të kryejë procesin e tenderimit dhe të caktojë komisionin për hapjen e ofertave dhe vlerësimin e tenderëve. Në këtë komision duhet të jetë një anëtar nga MI. 

 

Foto Galeria

Video Galeria