Memorandum bashkëpunimi për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Pejës
Prishtinë, 2 shkurt 2017
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit me qëllim të financimit të projekteve infrastrukturore në komunën e Pejës. MI do të financojë në tërësi realizimin e projekteve infrastrukturore në vijim:
Asfaltimi i rrugës Malaj në Pejë, në vlerë prej 200,000
Asfaltimi i rrugës Shkrel - Bogë, në vlerë prej 100,000
Asfaltimi i rrugës Brestovik Shtedim në Pejë, në vlerë prej 300,000
Asfaltimi i rrugës Pejë Lumbardh - Milishevc, në vlerë prej 300,000
Asfaltimi i rrugës Rashiq - Broliq, në vlerë prej 50,000
Asfaltimi i rrugës Pavlan - Nakull, në vlerë prej 50,000
Rruga Shtupeq i Madh në Pejë, në vlerë prej 600,000
Ndërtimi i rrugëve lokale në fshatin Vitomiricë KK Pejë, në vlerë prej 15,000
Komuna e Pejës do të kryejë procedurat e tenderimit të këtyre projekteve, do të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin komision do të marrë pjesë edhe një anëtar i MI-së, si dhe obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme, që projekti të realizohet brenda afatit të caktuar dhe me cilësi të lartë.