Me rastin e Dites Nderkombetare te Perkujtimit filloi fushata: perkujto, mbeshtet, vepro
Prishtine
14 nentor 2022
Me rastin e Dites Nderkombetare te Perkujtimit, sot filloi fushata: perkujto, mbeshtet, vepro, e cila fushate organizohet tani e tete vite ne vendin tone.
Lidhur me fillimin e kesaj fushate zevendesministri I Ministrise se Mjedisit, Planifikimit, Hapesinor dhe Infrastruktures, Hysen Durmishi, theksoi: Aksidentet rrugore jane shkaku kryesor I vdekjeve te njerezve, demeve materiale, ne pergjithesi ne bote jane duke u bere shkak I tragjedive te medha perersonale, kostove te medha sociale dhe kostove ekonomike, lendimve te njerezve si dhe shkaktimit te demtimeve te prones publike si dhe te asaj private.
Cdo vit mese 1.17 milione njerez vdesin nga aksidenet rrugore, ne gjithe boten. Cdo vit mese 10 milione njerez gjate aksidenteve jane lenduar lehte ose jane lenduar rende. Aksidentet ne trafikun rrugor paraqiten si problem multidisciplinar, rrjedhimisht edhe perballja me kete problem, kerkon angazhimin e te gjitheve. Vetem ne kete menyre mund te kemi sukses, ne uljen e aksidenteve, rrjedhimisht ne numrin e personave te vdekur ne trafikun rrugor, qe paraqitet si problem serioz per te gjitha insitucionet dhe qytetaret e Republikes se Kosoves. Per nje vit nga 2020 deri ne vitin 2021, ne rruget e Kosoves, kane humbur jeten 192 persona, nje shifer shqetesuese.
Ne si ministri dhe si institucione jemi duke investuar ne ceshtjen e sigurise rrugore. Qe nga viti 2017 e deri ne kete vit, ne 37 per qind te territorit te Kosoves, nuk ka pasur kontrata per mirembajtje dhe sinjalizim. Kete vit i kemi gjashte kontrata te nenshkruara, dhe aktualisht jane realizuar me 80 per qind te ketyre kontratave ne rrjetin e sinjalistikes ne gjithe territorin e Kosoves. Kjo ndikon jashtezakonisht shume ne sigurine rrugore. Do te kujdesemi qe ne vazhdimesi te kemi kontrata te tilla edhe ne vitet ne vazhdim, qe ta rregullojme sadopak gjendjen ne aspektin e sinjalistikes. Te gjithe ne jemi pjesemarres ne trafikun rrugor, e qe njekohesisht te gjithe ne jemi pergjegjes per sigurine ne komunikacionin rrugor, dhe secili nga ne mund te kontribuojme ne dobi te gjendjes se permiresimit te gjendjes ne trafikun rrugor.
Edhe kete vit, ne si MMPHI, se bashku me institucionet tjera, po realizojme aktivitete per shenimin e kesaj dite, me urimet qe vitet e ardhshme te kemi sa me pak aksidente rrugore, sa me pak te vdekur dhe te lenduar ne trafik.
Nenkolonel Jeton Rexhepi, theksoi se Policia e Kosoves eshte duke punuar ne rritjen e sigurise se qytetareve, ne lemine e sigurise rrugore ne trafikun rrugor. Nga neser fillon, sezoni dimeror, andaj bejme thirrje tek te gjithe pjesemarresit ne trafikun rrugor, qe ti pershtaten kushteve dhe rregullave te parapara me Ligj. " Te mos perkujtojme viktima por te jetojme se bashku "tha Rexhepi.
Ndersa Muhamed Krasniqi, Asociacioni Kosovar I Motorizimit (AMRKS), tha se te gjitha institucionet duhet qe te bashkohemi lidhur me rritjen e sigurise ne komunikacionin rrugor. Njeherit Krasniqi kerkoi nga institucionet e drejtesise qe te hetohen detajisht shkaktaret e aksidenteve.
Sami Mazreku, NGA Byroja Kosovare e Sigurimeve, theksoi se ka shenuar renje e aksidente pas vendosjes se stikersave qe identifikojne automjetet e regjistruara. Qe nga vendosja e tyre ky numer ka rene per 200-250 aksidente me pak.
Kjo fushate do te zgjase nje jave, duke u zhvilluar aktivitete te ndryshme neper shkolla per vetedijesimin e nxenesve lidhur me sigurine ne trafikun rrugor, do te organizohet tryeze diskutimit: "Drejtesia ne raport me aksidentet rrugore ne Kosove", postimet e materialeve lidhur me sigurinene komunikacionin rrugor per te gjithe pjesemarresit, permes publikimeve dhe shfaqjeve te videove ne televizione dhe radio.
Ndersa me 20 nentor, ne sheshin "Zahir Pajaziti" do te vendoset instilacioni me mbishkrimin: "Drejtesi".