Me hapa të shpejt drejt fillimit të ndërtimit të rrugës Prizren - Tetovë
Ne mbledhjen e sotshme te Qeverise, miratuam Vendimin Preliminar per Shpronesimin e Pronave te Paluajtshme per realizimin e Rruges Prizren-Tetove, perkitazi ndertimin e Rruges Prizren-Kufiri me Maqedonine e Veriut (Tetove), segmenti Struzhe-Kyqja me Autoudhen "Ibrahim Rugova", ne Prizren-Jug, L=20.350km, per Zonat Kadastrale: Prizren, Vllashnje, Leskovec, Jabllanice dhe Kushtendil, te Komunes se Prizrenit.
Kjo rruge lidhe dy autostrada nderkombetare te cilat kalojne ne dy anet e maleve te Sharrit - respektivisht lidhet auto ruta europiane E65 ne Maqedonine e Veriut me auto ruten E80 ne Kosove. Lidhja e ketyre dy rrugeve ne piken me te afert mes tyre, pervec se i ofron dy qytetet dhe dy shtetet tona, ajo mundeson hapjen e nje korridori te ri rrugor qe ka impakt ne rajonin e gjere te Ballkanit.
Ky vendim i hape rruge inicimit te procedurave per shpalljen e njoftimit per tenderimin e kesaj rruge, e qe do te behet shume shpejt.