Me hapa të shpejt drejt fillimit të ndërtimit të rrugës Prizren - Tetovë

 Ne mbledhjen e sotshme te Qeverise, miratuam vendimin e pare per shpronesimin e parcelave per realizimin e Projektit te rruges Prizren - Tetove.


Kjo rruge lidhe dy autostrada nderkombetare te cilat kalojne ne dy anet e maleve te Sharrit – respektivisht lidhet auto ruta europiane E65 ne Maqedonine e Veriut me auto ruten E80 ne Kosove. 


Lidhja e ketyre dy rrugeve ne piken me te afert mes tyre, perveç se i ofron dy qytetet dhe dy shtetet tona, ajo mundeson hapjen e nje korridori te ri rrugor qe ka impakt ne rajonin e gjere te Ballkanit.


Ky vendim i hape rruge inicimit te procedurave per shpalljen e njoftimit per tenderimin e kesaj rruge, e qe do te behet shume shpejt.

Foto Galeria

Video Galeria