Me “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore” drejt një komunikacioni më të sigurt

Prishtinë, 17 korrik 2019

 

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, të mërkurën ka bërë  lansimin e fushatës “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore”, vazhdimësi e aktiviteteve të MIT drejt sensibilizimit të pjesëmarrësve në komunikacion për qarkullim të sigurt.

 

Zëvendësministri i MIT-së, Idriz Selimaj, i cili bëri edhe hapjen e kësaj fushate në pikën kufitare në Merdare, theksoi se MIT, me anë të kësaj fushate, ka për synim uljen e numrit të aksidenteve, veçanërisht gjatë sezonës së verës, ku edhe rritet numri i përgjithëm i mjeteve qarkulluese.

 

Broshura që rikujton disa nga shkeljet që rrëzikojnë jetën e pjesëmarrësve në trafik, është shpërndarë te vozitësit që kanë qarkulluar përmes pikës kufitare Kosovë – Serbi, ndërsa do të vazhdojë të shpërndahet edhe në pikat kufitare të tjera.

 

Iniciativa e sotme është bashkëpunim i MIT-së dhe Policisë së Kosovës.

Foto Galeria

Video Galeria