Mbyllet për qarkullim rruga R-129, Mitrovicë-Bajgorë, në lokacionin te Stan-Tërgu

Prishtinë,

25 mars 2018


Pas problemeve të përsëritura me rrugën R - 129, Mitrovicë – Bajgorë dhe pas sugjerimeve nga përgjegjësit që po e monitorojnë situatën, kemi vendosur që të ndërpritet qarkullimi për automjete në këtë rrugë.


Në rrugën R129 (Mitrovicë - Bajgorë), lokacionin Stan - Tërg, ka patur rrëshqitje të masivëve të  gurëve dhe dheut, për siguri në komunikacion kemi vendosur që rruga të bllokohet sonte gjatë gjithë natës dhe nesër gjatë paraditës. Kompania e mirëmbajtjes do të dërgojë mjetet e duhura që masivet e gurëve dhe të dheut që përbëjnë rrezik të vazhdueshëm për shembje të provojë t'i neutralizojë.


Nesër (e hënë, 26 mars) opinioni do të njoftohet me kohë se kur do të bëhet e qarkullueshme rruga Mitrovicë – Bajgorë.


Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve të asaj pjese, por edhe të gjithë atyre që e frekuentojnë atë rrugë. 


Foto Galeria

Video Galeria