Mblidhet Këshilli për Siguri në Komunikacion Rrugor
KSKRr-ja ka mbajtur takim e rregullt të cilin e udhëhoqi kryesuesi z.Lutfi Zharku – Ministër i Infrastrukturës. Të pranishëm në takim ishin edhe z.Skender Hyseni – Ministër i Punëve të Brendshme, z.Hajredin Kuqi – Ministër i Drejtësisë, z.Agim Krasniqi - zv-Ministri i Financave Keshilltari politike i Ministrit të Shëndetësisë z.Valon Krasniqi, Keshilltari politik i Ministrit të Arsimit z.Petrit Kelmendi, u.d i Drejtorit të Sekretariatit të Këshillit për Siguri në Komunikacion Rrugor z.Jakup Hoti , shefi i kabinetit të Ministrit z.Adem Krasniqi si dhe keshillitari i Ministrit Zharku, z.Fidan Rekaliu.
Në takimin e rregullt KSKRr-së është diskutuar në lidhje me raportin e Sigurisë në Komunikacion Rrugor dhe masat e sigurise per vitin 2015 te cilat I prezentoi kryesuesi i KSKRr-se ministri z.Lufi Zharku.
Sipas Raportit, në Republiken e Kosovës në vitin 2014 kanë ndodhur 16301 aksidente, ku kemi një rënie të numrit të përgjitheshëm të aksidenteve prej -18,3% në krahasim me periudhën e njejt të vitit të kaluar, mirepo numri i aksidenteve fatale për periudhën janar-dhjetor 2014 është më i madh se periudhën e njejt të vitit 2013 pë r +6.7%.
Ne lidhje me raportin anetaret e KSKRr-së theksuan nevojën e domosdoshme përr ritjen e bashkëpunimit mes institucioneve të tyre dhe marrjes se masave konkrete të sigurisë në rrugë për vitin 2015, siç janë : permiresimi i infrastrukturës (shenjëzimi i rrugëve), rritja e cilesise ne kontrollet teknike të automjeteve, sjellja e pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor, aplikimi i heqjes se pikëve nga patent shoferi si dhe fushata vetëdijësuese për sigurinë në rrugë.