Mbi 1 milion euro për financimin e projektit për zgjerimin e rrugës unazore Liqeni i Badovcit Mramor - Grashticë
Prishtinë, 13 maj 2017
Ministria e Infrastrukturës do të financojë projektin për zgjerimin e rrugës unazore Liqeni i Badovcit Mramor Grashticë, në vlerë prej 1,242,216.01 eurosh, me një gjatësi prej 4,690.00 metrash.
Punimet për realizimin e këtij projekti do të fillojnë së shpejti dhe pritet të përfundojnë në afat kohor prej 169 ditësh pune, sipas kontratës së nënshkruar në mes të kompanisë fituese dhe Ministrisë së Infrastrukturës.
Ky projekt rrugor është shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj zone, si një rrugë mjaft e frekuentuar, e cila lidhë shumë fshatra të komunës së Prishtinës, të Gjilanit dhe më gjerë.
Po ashtu, financimi i këtij projekti infrastrukturor do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, si dhe do të kontribuojë në zhvillimin më të hovshëm të kësaj pjese të rëndësishme të komunës së Prishtinës.