Limaj u prit nga homologu i tij Llompar

 

Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, gjatë vizitës së tij të parë si delegacion i Qeverisë së Kosovës, në Mal të Zi, u prit miqësisht në qytetin bregdetar në Budvë, nga ministri i Transportit, Andria Llompar.

 

Gjatë këtij takimi, në mes të  të ministrit Limaj dhe homologut të tij Llompar, u bisedua për shumë çështje të cilat janë me interes të veçantë, duke filluar nga thellimi i bashkëpunimit në mes të këtyre dy ministrive, të të dyja vendeve fqinje.

 

Në këtë takim, ministrat Limaj dhe Llompar, thanë se shumë shpejt do të krijohen komisionet, të cilat kanë për qëllim  identifikimin e çështjeve me interes të përbashkët, në lëminë e infrastrukturës rrugore, transportit hekurudhor si dhe aviacionit civil.

 

Limaj dhe Llompar, në këtë takim theksuan se është e domosdoshme, të që punohet në ndërtimin e infrastrukturës rrugore e cila do t?i lidhë edhe më shumë këto dy vende.

 

Në fund të këtij takimi, u bë e ditur se ministri Llompar, shumë shpejt do të vizitojë Kosovën dhe gjatë kësaj vizite pritet që të nënshkruhen edhe memorandume bashkëpunimi, në mes të MTPT-së dhe Ministrisë së Transportit të Malit të Zi, në sektorin që u përkasin këtyre ministrive.  

 

 

Foto Galeria

Video Galeria