Limaj sot në Prizren përuroi dy rrugë të reja të asfaltuara dhe inauguroi fillimin e punimeve të fshatit Gërçar
Prizren
14 tetor 2009
Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga ministri i MASHT-it Enver Hoxhaj, kryetari I Kuvendit Komunal të Prizrenit Ramadan Muja dhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Xhezair Murati, ianuaguroi sot fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës së fshatit, Gërçar.
“ Kur kemi filluar punimet e asfaltimit të rrugëve të lagjes Dardania ne e kemi parë se është e domosdoshme edhe ndërtimi i rrugës së fshatit Gërçar” tha në fillim të fjalës së tij ministri Limaj.
Ministri Limaj gjithashtu theksoi:” Me këtë mund të them se Qeveria e Republikës së Kosovës, është e interesuar që çdo qytetar të saj ta bëjë të lumtur, t’ia mundësojë kushtet për jetë, dhe defintivisht t’ua përmirsojmë shtetasëve tanë“.
Sipas ministrit Limaj: “Ndërtimi i kësaj rruge dëshmon se tradita e Prizrenit i cili njihet për bashkëjetesë multietnike po kultivohet edhe më shumë, prandaj edhe ne jemi të kënaqur që e kemi ndarë këtë fond për këtë rrugë që shumica e banorëve të këtij fshati janë nga komuniteti boshnjak. Kjo tregon qartë se dora e shtetit dhe përgjegjësia e shtetit është e njëjtë për të gjithë qytetarët e saj”.
“Të gjitha këto rezultate të arritura nuk do të kishin mundur të realizoheshin po të mos kishim një qeverisje lokale efikase, dhe po të mos ishin përfaqësuesit e kësaj komune, të cilët e kanë hulumtuar dhe saktësuar se cilat janë nevojat e banorëve të kësaj komune” tha ministry Limaj.
Ramadan Muja kryetari i komunës së Prizrenit, më këtë rast theksoi se Qeveria e Kosovës dhe Minisria e Transportit ka investuar shuma të mëdha mjtesh për të ndërtuar infrastrukturën rrugore siç është asfaltimi I rrugëve në lajen Dardania të qytetit të Prizrenit dhe fillimin e këtyre punimeve për ndërtimin e rrugës së fshatit Gërçar. “Sa u përket rrugëve të lagjes Dardania janë rregulluar siç është më së mirë, ngase ministria e Transporti dhe Postë-Telekomunikacionit ka investuar 480 mijë euro”.
“Kjo ministri ka ndarë mjete edhe për asfaltimin e rrugëve të fshatrave tjera si ajo që e lidhë Reqanin me fshatin Struzhen, për rrugën e Korishës, një rrugë në Shkozë dhe ajo me rëndësi të veqantë është edhe rruga e fshatit Gorzhub që do të lidhet me pjesën e Shqipërisë” pohoi Muja.
Ndërsa deputeti I Kuvendit të Republicës së Kosovës, Xhezair Murati, me rastin e fillimit të asfaltimit të rrugës Prizren-Gërçar theksoi: “ Kjo rrugë banorëve boshnjakë të këtij fshati do t’ua bëjë më të lehtë qarkullimin e tyre deri në qendër të qytetit të Prizrenit. Falenderoj kryeministrin e qeverisë së Kosovës, z.Hashim Thaçin dhe ministrin më aktive atë të Transportit dhe Postë-telekomunikacionit, me në krye meministrin z.Fatmir Limaj për reaizimin këtij projekti shumë të rënësishëm për banorët e kësaj ane”.
Ministri Limaj përuroi sot edhe rrugën e re të asfaltuar, rrugën “Wiliam Woker” në qyetin e Prizrenit si dhe rrugën e fshatit Billushë .
Ministri Limaj mori pjesë edhe në përurimin e shkollës “Emin Duraku” të qytetit të Prizrenit