Limaj përuroi rrugën e re, në Smirë të Vitisë

Me këtë rast, ministri Limaj vlerësoi se realizimi I një projekti të tillë të infrastrukturës rrugore ka një rëndësi të madhe për banorët e këtij fshati sepse pa infrastrukturë të mirëfilltë rrugore nuk mund të zhvillohet normalisht jeta në asnjë vendbanim dhe shtoi:” Me këto investime besoj se ka ndryshuar cilësia e jetës së këtij fshati. Pas, asfaltimeve të rrugëve nëpër fshatra po shihet se fshati kosovar po ndryshon, dhe nuk është më fshati I lënë anash dhe pa përkujdesje. Fshati i vendit tonë nuk është më ai i dikurshmi i cili të kujton baltën dhe problemet me të cilët janë ballafaqur banorët e fshatrave të Kosovës. Fshati Kosovar po kthehet në pamjen e qytezave të vogëla dhe që kjo tregon qartë se nga është duke shkuar vendi ynë”.

 

Sipas ministrit Limaj, me asfaltimin e rrugës së këtij fshati I është dhënë një shtytje zhvillimit të ekonomive familjare.

 

Ministri Limaj gjithashtu theksoi se deri në vitin 2008, përqindja e asfaltimit të rrugëve të zonave rurale ka qenë 11 për qind, ndërsa tani mund të themi se asfaltimi i rrugëve në vendin tonë kap një përqindje prej 85 përqind, të të gjitha fshatrave të Kosovës me rrugë të asfaltuara, duke e radhitur Kosovën të parën në rajon para vendeve fqinje, si Shqipërisë, Mali të Zi, Maqedonisë, dhe Serbisë .

 

Ndërsa kryetari i Vitisë, Nexhmedin Arifi theksoi se Qeveria e Kosovës dhe ministri Limaj kanë qenë gjithëherë të gatshëm për ta ndihmuar realizimin e projekteve të kësaj komune. Me këtë rast Arifi e falenderoi ministrin Limaj për asfaltimin e rrugës së fshatit Smirë si dhe për realizimin e projekteve tjera në këtë komunë.

 

Rruga e përuruar ka një gjatësi prej 2.2 kilometrash, ndërsa vlera e këtij projekti është rreth 500.000 euro, në të cilën janë përfshirë edhe trotuaret përgajtë kësaj rruge, kanalizimi i fshatit si dhe ndriqimin e rrugës.

 

Pas përurimit të rrugës së fshatit Smirë, ministri Limaj vizitoi edhe fabrikën “Vimex”.

Foto Galeria

Video Galeria