Limaj përuroi dhe një rrugë të re të asfaltuar, rrugën Firajë-Brod të Shtërpcës

Në kuadër të përurimve të të rrugëve të reja, ministri i MTPT-së, Fatmir Limaj, kësaj radhe përuroi rrugën e cila lidh dy fshatrat e komunës së Shterpcës, fshatin Brod me Firajë, rrugë kjo e kërkuar tash e disa vite nga banorët e kësaj ane.

 

Lidhur me realizimin e një projekti të tillë infrastrukturor, mjaft të rëndësishëm për banorët e kësaj ane në një gjatësi prej, 6 kilometrash, dhe me një vlerë prej 1 milionë eurosh, të cilin projekt e ka financuar MTPT-ja, ministri Limaj theksoi:” Jemi në një rajon, të atij shteti të vogël dhe të bukur siç e tha përfaqësuesi i fshatit, ku ky rajon i jep kuptim duke ia shtuar hjeshinë dhe bukurinë, e vendot tonë, të cilat  bukuri të natyrës, tash e tutje mund t’i shfrytëzojmë më lehtë. Përfundimisht, ne kemi punuar në një projekt i cili nuk i takon vetëm banorëve të kësaj treve, por me ndërtimin e kësaj rruge, përfiton vendi ynë, duke ju mundësuar qytetarëve tanë që t’i vizitojnë këtë rajon”.

 

Ministri Limaj gjithashtu theksoi: ‘’Ne kemi kaluar nëpër situata të vështira duke u përpjekur për të arritur lirinë e Kosovës. Banorët e kësaj ane gjithëherë i kan pasur dyert e hapura në mënyrë që të ndihmohet liria e vendit tonë, andaj e meritojnë që edhe këta banorë t’i gëzojnë frutet e lirirsë së Kosovës, për për të cilën kanë dhënë çdo gje’’.

 

Kreu i MTPT-së gjithashtu pohoi se Qeveria e Kosovës dhe ne si ministri kemi realizuar një projekt tepër të rëndësishëm për këta banorë, në mënyrë që të ndërtohet një komunikim i mirëfilltë në mes të këtyre fshatrave dhe qendërs komunale dhe të ndalet migrimi i banorëve të këtyre fshatrave.

 

Në të dy hyrjet e kësaj rruge, nga pjesa e fshatit Bord, ishin vendosur dy tabela në të cilat shkruante “ Falemnderit ministri Limaj”. 

 

Limaj-Firaje

Foto Galeria

Video Galeria