Limaj: Pa infrastrukturë të fuqishme rrugore nuk ka zhvillim ekonomik
Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj mori pjesë në Kuvendin e Shoqatës Kosovare për Ndërtimin e Rrugëve.
Me këtë rast para të pranishmëve të këtij kuvendi ministri Limaj tha:”
Ky kuvend po mbahet në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për ekonominë e vendit dhe ekonominë tuaj. Jam i bindur se rezultatet nga ky kuvend do të rezultojnë në dobinë tuaj, si dhe në punën dhe biznesin tuaj.
Para dy viteve kam qenë prezentë në kuvendin tuaj, ishte fillimi i detyrës sime në Ministrinë e Transportit, andaj më mirë se ju askush nuk e din se ku kemi qenë para dy viteve, dhe ku jemi sot.
Një nga shenjat për të treguar se ky sektor ekonomik, ka marrë një zhvillim të hovshëm, dhe nuk është siç ka qenë përpara tregon edhe shtimi i anëtarëve tuaj, kjo nënkupton se janë shtuar kompanitë dhe firmat ndërtuese të rrugëve të vendit tonë. Po zgjerohet ky sektor për faktin sepse ka treg, ka mundësi për punë, pasi që janë hapur punë të reja, janë rritë kapacitetet, dhe në fund të fundit ky ka qenë edhe qëllimi ynë”.
Ministri Limaj gjatë fjalës së tij në këtë kuvend gjithashtu theksoi se :” Me lejoni që t’ju falenderoj të gjithëve për punën dhe angazhimin tuaj për këto dy vite.
“Ajo për të cilën unë mendoj se ju duhet të angazhoheni duke marrë parasysh se shumca e juaj jeni pronarë, është që të mos investohet vetëm në makina dhe teknikë, investoni në njerëz, duke e profesionalizuar personelin tuaj duke krijuar njerëz profesionistë. Kam parë se shumë kompani janë duke investuar në këtë drejtim, por inkurajoj edhe të tjerët, pavarësisht se qfarë kompanie është e madhe apo e vogël, qfarë kapacitete ka dhe qfarë tregu ka” pohoi ministri Limaj.
Ndërsa, sa i përket ndërlidhjës së ministrisë sonë dhe kësaj shoqate, Limaj tha se ky bashkëpunim është në nivelin e duhur.
Ministri Limaj Limaj gjithashtu pohoi:” Ndërsa sa u përket investime ju e dini se po na shajnë të gjithë pse kemi investuar kaq shumë në rrugë. Ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi, e dijmë pse jemi duke e bërë këtë punë. Të gjithë e dijnë se pa një infrastrukturë rrugore të fuqishme nuk ka zhvillim ekonomik, promotor i zhvillimit eknomik është krijimi i parakushteve, dhe ne po i krijojmë ato parakushte. Nga të dhënat që tani i kemi ne e kemi ndaluar migrimin fshat-qytet, pasi që qytetarët e vendit tonë me ndërtimin e infrastrukturës së vendbanimeve të tyre, kanë filluar që të kërkojnë zhvillimin e programeve të ndryshme të sektorit të bujqësisë, për të jetuar në vendbanimet e tyre. Do të thotë ka një ulje, të migrimit të pakontrolluar të migrimit fshat-qytet, që në të kaluarën ka qenë jashtëzakonisht e shprehur”.
Siç e dini ne dje e kemi nënshkruar kontratën e autostradës, Morinë-Merdar, e dijmë se ky projekt është shumë i rëndësishëm për vendin tonë dhe besoj që kjo do të shifet në të ardhmen e afërt,ndërsa në aspektin teknik ndërtimi I kësaj autostrade drejtpërsëdrejti do të ndikojë tek ju. Asnjë sektor në vendin tonë nuk e ka sigurinë sikur që e ka sektori juaj pasi që 700 milionë euro, do të investohen në këtë projekt. Ky është treg pune, që detyrimisht është treg i juaji.
“Ne do të vazhdojmë me projekte të tilla strategjike, të cilat do ta transformojnë vendin tonë, të cilat do t’i shërbejnë përjetësisht gjeneratave që vijnë. Në këtë rast unë me kënaqësi marr përgjegjësi sepse kjo që po bëhet, nuk po bëhet për politika ditore por bëhet përjetësisht për vendin ndëra vlerën do t’ia dijm mbas shtatë vjetë e tutje, kur të kalojmë në të dhe të shifen efektet ekonomike që do të sjellë për vendin tonë. Përveç kësaj janë planifikuar që rreth 4000 punëtorë të punësohen në këtë autostradë.
Kemi arritur që 40 për qind të këtij projekti do të punohet nga kompanitë e Kosovës, në kuadër të konzorciumit “Bechtel& Enka”. Ndërsa për dinamikën e punës dhe cilësinë e punës së ndërtimit të kësaj autostrade përgjegjës kryesor është “ Bechtel & Enka”.
“Ajo çka kërkoj nga ju është seriozitet, angazhim dhe koordinim në mes jush, kur të filloni trajnimin merrni pjesë në trajnimet që është duke i organizuar konzorciumi, dhe kjo është një nga detyrat që ata e kanë në kontratë. Përveç kësaj edhe mallrat që prodhohen në Kosovë, do të të blihen në Kosovë, nuk do të importohen edhe kjo është një shërbim që i kemi bërë biznesit tonë.
Do të kisha dëshirë që me përfundimine këtij projekti strategjik për vendin tonë, kompanitë tona të jenë të afta të kryejnë projekte të tilla në vendet tjera.
Ju siguroj se sikurse deri më tani edhe tash e tutje do ta keni mbështetjen tonë dhe do të vazhdojë të jem avokati juaj në mbrotjen e interesave tuaja sepse e dij që mbrohen interesat e këtij vendi, porn jëkohësisht duhet të vazhdohet të ngritet cilësia, kualiteti dhe serioziteti në punë. Kërkoj që ky bashkëpunim dhe seriozitet të jetë I dyanëshëm” tha në fund të fjalë së tij ministri Limaj.
Ndërsa Kryetari i Bordit të Shoqatës Kosovare për Ndërtimin e Rrugëve, Haziz Rysha tha:” Zotri minister, ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se ku kemi qenë në vitin 2007 dhe ku jemi tani në këtë vit.Vërtetë është për të inkurajuar fakti se ne si pronarë apo përfaqësues të kompanive të ndërtimit të rrugëve, kemi qenë dëshmitar të kohës se si i kemi përjetuar disa priudha, mirëpo që nga viti 2008 dhe deri më tani ne jemi dëshmitar të një ngritje, të investimeve në investime kapitale në infrastrukturën rrugore. Andaj nuk do koment për atë se nga një shumë simbolike e dedikuar për infrastrukturën rrugore është ngritur në një nivel maramendës.
Unë si kryesues i shoqatës në këtë madat dy vjeçar, në emrin tim dhe në emër të të gjithë anëtarëve të kësaj shoqate, ju përgëzoj dhe ju falenderoj për punën e mirë që keni bërë ju dhe stafi juaj, vërtet ne duhet të jemi krenarë që ju kemi juve ministër” tha Rysha.