LIMAJ :Nesër publikohet oferta për përzgjedhjen e kompanisë e cila do të ekzekutojë punimet e Autostradës, Morinë-Merdare

U mbajt takimi i Komitetit Ndërministror për Autostradën Prishtinë-Vërmicë.

Pas këtij takimi, ministri i Transportit dhe Postë-Telekomuniakcionit, Fatmir Limaj i cili njëherësh është edhe udhëheqës i këtij komiteti, në një konferencë me gazetarë tha:” Ne sot kemi pasur mbledhjen e Komitetit Ndërministror për autostradën Prishtinë-Vërmicë, ashtu siç kemi deklaruar, vazhdojmë t’i përmbahemi dinamikës të angazhimeve tona, kur kemi thënë se me 12 shtator do të hapet oferta për mbikqyrësin e punimeve. Kjo ofertë është hapur me 12 shtator, ne sot përfundimisht, kemi marrë vendim që nga nesër të hapet oferta e cila do të nxjerrë fituesin e fillimit të punimeve në autostradën”.

 

Ministri Limaj, bëri të ditur se nesër do të publikohet kjo ofertë, ky është vendimi i komitetit ndërministror dhe atyre 7 kompanive të cilat janë parakualifikuar, do t’ju dërgohet ftesa që brenda 30 ditëve, t’I prezantojnë ofertat e tyre, dhe nga ai prezantim do të nxirret fituesi i cili do të fillojë, ekzekutimin e punimeve.

 

“ Ne si komitet i kemi miratuar disa propozime nga kompania konsultuese. Së pari dëshiroj të ju them, që dosja e ofertës është e përgatitur me standardet më të larta evropiane të Unionit Evropian dhe të Bankës Botërore. Në këtë dosje që e kemi përgatitur kemi kërkuar nga kompanitë, përmbushjen e kritereve më të larta të mundshme, teknike por edhe financiare. Kriteret do të jenë 50 për qind kriterre financiare, domethënë çmimi më i favorshëm dhe 50 për qind kriter teknik. Në mesin e këtij kriteri 50 për qind, 50 për qindshin e këtij 50 përqindshi do të ketë poena kompania e cila vjen  me ofertë financiare, ka siguri finaciare të saj, apo siguron para” theksoi ministri Limaj.

 

Sipas ministrit Limaj, fillimi i punimeve, për autostradën është paraparë të bëhet 30 ditë mbas nënshkrimit të kontratës me kompaninë e përzgjedhur.

 

Ndërsa, kohëzgjatja dhe përfundimi i punimeve, për ndërtimin e Autostradës Morinë-Merdare, sipas ministrit Limaj do të jetë në periudhën kohore prej 36 muaj.

Foto Galeria

Video Galeria