Limaj nesër më 21 janar, viziton Prizrenin

Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit Fatmir Limaj nesër më 21 janar 2010, duke filluar nga ora 13.00, do të vizitojë komunën e Prizrenit,( respektivisht trasenë nga do t’i bie autostrada), ku do të takohet me kryetarin e kësaj komune Ramadan Mujën.

 

Në këtë takim ministri Limaj dhe kryetari Muja pritet, të diskutojnë për arritjet në këtë komunë si dhe për fillimin e punimeve të  Autostradës Vërmicë-Merdare,të cilat do të fillojnë menjëherë pas negociatave me kompaninë “Bechtel & Enka”.

 

Ftojmë të gjitha mediat që të përcjellin këtë takim!

 

PS: Për shkak të largësisë së kësaj vizite, MTPT-ja do ta sigurojë transportin për gazetarë. Andaj kërkojmë nga përfaqësuesi e  mediave që të paralajmërojnë ardhjen e tyre në këtë numër telefoni: 044/ 186-277.

Nisja bëhet në ora 10.50 para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Foto Galeria

Video Galeria