Limaj në konferencën ''E Ardhmja e Lidhjeve të Transportit Evropian'' paraqet arritjet e Kosovës ne fushën e transportit
Ministri i Transportit dhe Post - Telekomunikacionit, z. Fatmir Limaj, në konferencën 'E Ardhmja e Lidhjeve të Transportit Evropian', theksoi edhe një herë rëndësinë që ia kushton Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit implementimit të projekteve prioritare të Kosovës në rrjetin e Evropës Juglindore dhe prezantoi zhvillimet dhe të arriturat e ministrisë në këto projekte:
- Drejtimin rrugor 6 dhe 7
- Linja hekurudhore 10
- Partneriteti Publiko Privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës .
Ministri Limaj, u shpreh se me qëllim të përmirësimit të rrjetit bazik të infrastrukturës rrugore ne jemi duke financuar projektet e zgjerimit te segmenteve rrugore 6 dhe 7 kryesisht rreth Prishtinës, si pjese e rrjetit te Evropës juglindore.
Gjithashtu, ai e theksoi se Qeveria e Kosovës ka përcaktuar zhvillimin e autostradës Vermicë - Prishtinë - Merdare si një investim me prioritet të lartë.
Ministri i Transportit dhe Post - Telekomunikacionit, në Konferencën 'E Ardhmja e Lidhjeve të Transportit Evropian', ndër të tjera tha: Ne përkrahim iniciativën e Komisionit Evropian dhe DG TREN-it për nënshkrimin Traktatit për themelimin e komunitetit të Transportit me Ballkanin Perëndimor dhe jemi të përkushtuar që të jemi partnerë aktivë të këtij Traktati.
Intensifikimi i bashkëpunimin tonë me DG TREN dhe shtete e rajonit do të jenë prioritet i lartë i MTPT-së me synim implementimin e projekteve prioritare të identifikuara dhe rritjen e bashkëpuni0mit rajonal. Ne, si dhe deri me tani, do të jemi partner aktiv.
Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit përkrah dhe mirëpret çdo iniciativë e cila mundëson qarkullimin e lirë dhe pa pengesa për të gjithë qytetarët.
Ministri i Transportit dhe Post - Telekomunikacionit, morri pjesë në konferencën 'E Ardhmja e Lidhjeve të Transportit Evropian', me ftesë të ministrit të Transportit të Italisë z. Altero Matteoli dhe zv. Presidentit të Komisionit Evropian, z. Antonio Tajani.
Njofton Zyra për informim.