Limaj dhe Ruder, shpërndanë certifikata për punëtorët e kompanive ndërtuese të rrugëve

Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, së bashku me drejtoreshën e USAID-it amerikan në Kosovë, Patricia Ruder, ndanë qertifikatat punëtorëve të kompanive ndërtuese të rrugëve pasi që ata kanë përfunduar trajnimin një mujor me sukses, për Operatorët e Makinerive të Rënda.

 

Me këtë rast, ministri Limaj, theksoi se punëtorët të cilët do t’I marrin këto qertifikata do të jenë bartësit e ndërtimit të rrugëve, ndërtime këto më të fuqishme që janë duke ndodhur në vendin tonë për të përmirësuar infrastrukturën rrugore.

“ Është një moment i rëndësishëm për faktin se në kohën kur ne po investojmë në personel, investim ky I cili është I nevojshëm dhe I rëndësishëm,  pasi që Kosova të dielën, do të fillojë projektin e saj më madhor dhe kapital, të ndërtuar ndonjëherë në vendin tonë, ndërtimin e autostradës, e cila do ta transformojë ekonomikisht, vendin tonë ”, tha ministri Limaj.

 

Ministrit Limaj,gjithashtu theksoi se me ndërtimin e autostradës Morinë-Merdar, Kosova do ta kthehet në një nyje strategjike, të komunikimit në regjion, si dhe do të plotësohet komunikimi në mes të popujve, në shkëmbimin e mallrave dhe përfundimisht vendin tonë do ta nxjerrim nga izolimi.

 

Mendoj që për këtë sektor, është një moment tepër i rëndësishëm, kur dihet që kompanitë vendore, punëtorët kosovarë, do të kenë hapsirë dhe mundësi, që të jenë bartës të ndërtimit të autostradës, andaj ne patjetër se duhet të investojmë në aspektin profesional, për të ngritur njohuritë e puntorëve të vendit tonë të cilët do të punojnë në ndërtimin e rrugëve të vendit tonë tha gjatë fjalës së tij ministri Limaj.

 

Ministri Limaj u shpreh se, në të kaluarën nuk kemi pasur  kushte, mundësi, as hapsira shkollore, dhe për ata ky sektor ka qenë një nga ata të cilit I ka munguar kuadri profesonal. Andaj falanderoj USAID-in amarikan duke qenë i bindur se edhe në të ardhmen do të vazhdojmë kështu bashkë, për të investuar fuqishëm në Kosovë.

 

Tani më tepër se çdo gjë tjetër, kompanitë kosovare kanë nevojë të investojnë në personel, në njerëz profesionistë, me qëllim që të riorganizohet puna e tyre dhe të cilësia e ndërtimit të rrugëve,pastaj të shtohet dinamika e përshpejtimit të punimeve, vlerësoi ministri Limaj.

 

“Që nga sot kemi një gjeneratë, tepër të vlefshme të punëtorëve të cilët jam i bindur që nga e diela do t’i shohim shumë shpesh, duke e ndërtuar autostradën e parë të vendit të tyre. Shpresoj dhe dëshiroj të kemi edhe më shumë të tillë, në rrugët tona. Operatorët kosovarë të jenë ata të cilët nuk do të punojnë vetëm në Kosovë, por të përgatiten edhe për punët përtej vendit tonë. Për këto kompani nuk kam asnjë dilemë që pas përfundimit të projektit më madhor të vendit tonë, shumë shpejt do t’i shohim si konzorciume të fuqishme të cilat do të hapin punë edhe jashtë Kosovës”.

 

Ndërsa, drejtoresha e USAID-it amerikan në Kosovë, Ptaricia Ruder tha:” Qeveria e SHBA-ve është zotuar se do ta ndihmojë Kosovën, që të ndërtojë dhe të ketë një ekonomi të fuqishme. Ky trajnim për të cilin ne po flasim është pjesë e këtij zotimi. Qeveria e SHBA-ve së bashku me USAID-in janë duke punuar që të rritet ekonomia e Kosovës, dhe të forcohen institucionet demokratike”

 

“Siç e tha edhe ministri Limaj, trajnimi i stafit vendor do ta bëjë shtetin më të fortë dhe me më prosperitet. Këto ndërtime që po bëhen janë një dëshmi e përparimit tuaj, e ambicieve tuaja si shoqëri dhe shpresave tuaja për të ardhmen” theksoi Ruder.   

 

Pas përfundimit të trajnimit një mujor, 40 punëtorë të kompanive kosovare për ndërtimin e rrugëve u pajisen me qertifikata, trajnimin e kishte realizuar kompania HEVICERT, ndërsa ishte ndihmuar nga USAID-i amerikan në Kosovë.

 

Foto Galeria

Video Galeria