Limaj: Autostrada Morinë-Merdar do të jetë një front i rëndësishëm i punësimit në vend

Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, mori pjesë në hapjen e panirit të shtatë të punisimit, të cilin panair këtë vit e kishte organizuar Oda Ekonomike Amerikane, USAID-i dhe konzorciumin ?Bechtel &Enka?.

 

Me këtë rast, ministri Limaj, tha:' Prezenca e këtyre të rinjve sot, në një masë kaq të madhe shpreh qartë forcën vitale që ka populli ynë dhe energjinë për të punuar dhe për të qenë pjesë e zhvillimit të vendit. Kemi të rinj dhe të reja të kualifikuara në degë të ndryshme të gatshëm për të përballuar sfidat që ofron puna në sektorë edhe të vështirë siç është ndërtimi, por dhe në institucione bankare apo biznese vendase dhe të huaja'.

 

Sipas ministrit Limaj, papunësia është një shqetësim i vazhdueshëm për të gjithë, por është njëkohësisht edhe një angazhim permanent i Qeverisë për të përmirësuar këtë situatë, për të ulur nivelin e papunësisë, duke hapur fronte të reja pune.

'Qeveria po punon intensivisht për të rritur hapësirat për investime të huaja dhe lehtësuar procedurat për nisjen e bizneseve vendase çka do ti jepte një shtysë të madhe ekonomisë në vend dhe sektorit të punësimit në veçanti' theksoi Limaj.

 

Para pjesëmarrësve, të këtij panairi, kreu i MTPT-së, pohoi:' Ne jemi një shtet i ri, kemi shumë sfida përpara për të ngritur një ekonomi të shëndoshë, por kemi një energji të jashtëzakonshme që buron pikërisht në moshën e re që ne kemi dhe shtoi:' Investimi më i madh i Qeverisë së Kosovës, projekti me i madh në infrastrukturën e vendit, autostrada Morinë-Merdar do të jetë një front i rëndësishëm i punësimit në vend. Bechtel dhe Enka po përmbush sot një angazhim të marrë publikisht dhe përmes kontratës me Qeverinë e Kosovës për të rekrutuar dhe punësuar staf lokal dhe jam i bindur që ky proces do të jetë zinxhir nga puna në terren deri tek shërbimet mbështetëse në të gjithë vendin'.

 

Limaj falenderoi, kompanitë pjesëmarrëse në këtë panair, kompani të cilat kanë bërë investime serioze në vend dhe tashmë kanë krijuar stafet e tyre me profesionistët e rinjë të Kosovës.

 

Ministri Limaj, falënderoi Odën Ekonomike Amerikane, e cila disa vite me radhë ka vazhduar të ftojë bizneset në panaire të tilla punësimi ku njerëzit ndjehen se kanë mundësi të konkurrojnë hapur dhe kompanitë mund të zgjedhin më të mirët.

Foto Galeria

Video Galeria