Lajm shume i mire qe Aeroporti i Gjakoves po funksionalizohet per qellime te mbrojtjes, dhe Babaj i Bokes po shnderrohet ne zone operacionale te FSK-se
Sot ne konference per media, bashke me Ministrin Mehaj, prezantuam para te pranishmeve projektet strategjike milioneshe qe po realizohen ne ish-Aeroportin e Gjakoves dhe ne Babaj te Bokes, njeherit te gjitha procedurat qe kemi ndermarre per shpronesimin e pronave te planifikuara ne menyre qe te realizojme keto dy projekte shume te rendesishme per vendin tone.
Me kerkese te Ministrise se Mbrojtjes dhe per arsye te interesit nacional strategjik, MMPHI permes Agjencise Kadastrale te Kosoves, ka bere azhurnimin e parcelave te shpronesuara ne Regjistrin e te Drejtave mbi Pronen e Paluajtshme.
Rendesija e ketyre dy projekteve ne zhvillimin e Forces se Sigurise se Kosoves, destinimi funksional i se cilave do te kontribuoj ne menyre direkte ne avancimin e kapaciteteve profesionale trajnuese, si dhe zhvillimit dhe avancimit te metutjeshem te Ushtrise se Kosoves, jane hapa te rendesishem drejt permbushjes se standardeve ushtarake te NATO-s.