Kryeministri Thaci vizitoi punimet në trasenë e Autostradës Vërmicë-Mërdar

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Fernando Gentilini, me ambasadorët e Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, si dhe me ministrin e Infrastrukturës, Fehmi Mujota, ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj dhe me ministren e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, kanë vizituar punimet në trasenë e autostradës Vermicë?Merdar.
 
Pasi janë njoftuar me punimet që janë duke u zhvilluar, kryeministri Thaçi ka shprehur kënaqësinë që këtë vizitë po e bën bashkë me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe me ambasadoret e Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë në Prishtinë. Ndërkaq, duke folur për autostradën, kryeministri Thaçi se ajo paraqet një kryevepër e parë e infrastrukturës në Kosovë, që ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe për zhvillimin  ekonomik, për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për mirëqenien sociale të qytetarëve.

 

Duke folur për planet e zhvillimit të infrastrukturës rrogore në Kosovë, kryeministri Thaçi ka thënë se, përveç projektit madhor të autostradës Vërmicë-Merdar, do të vazhdohet edhe me realizimin e projektit të ndërtimit të autostradës nga Prishtina në drejtim të Shkupit, projekt ky që do t?i kontribuojë ndërlidhjes së vendeve dhe popujve të rajonit.

Foto Galeria

Video Galeria