Kryeministri Thaçi dhe ministri Mujota vëzhguan nga afër, fillimin e asfaltimit të autostradës

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ministri I Infrastrukturës Fehmi Mujota, vëzhguan sot nga afër fillimin e asfaltimit të një pjesë të Autostradës Vërmicë-Merdar.

 

Me këtë rast kryministri Thaçi tha:“ Sot po vëzhgojmë nga afër asfaltimin e autostradës, Vërmicë-Merdar, i cili asfaltim po fillon në një kohë rekorde, para afatit të planifikuar. Ky është një sukses jashtëzakonisht i rëndësishëm, njëherit është një sukses i Qeverisë së Kosovës, i autoriteteve komunale, i konzorciumit “Bechte& Enka“ të cilët i përgëzoj për punën e mrekullueshme të bërë. Ne jemi duke realizuar projektin e endërrave të qytetarëve të Kosovës, dhe shqiptarëve, po realizojmë projektin e munguar historik të vendit tonë.

Me ndërtimin e kësaj autostrade, qytetarët e vendit tonë do të kenë mundësinë që deri në Tiranë të mbërrijnë për tri orë.

 

Qeveria e Kosovës, ka punuar që të jenë të zotuara të gjitha mjete financiare për përfundimin me sukses të kësaj autostrade tha në fund të fjalës së tij kryeministri Thaçi.

 

Ndërsa, përfaqësuesi i konzorciumit „Bechtel & Enka“ Darrin Mort, theksoi se punimet po zhvillohet me një intenzitet të lartë, dhe pritet që tri segmentet e para prej 34 kilometrave të jenë të përfunduara  me 30 tetor të këtij viti.

Foto Galeria

Video Galeria